Mbrëmjen e djeshme, Ermiona Lekbello i tha Luiz Ejllit se donte të largohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Këngëtari u mundua që ta qetësonte atë dhe i tha që të mendonte.
Teksa Ermiona i thoshte se sa herë i shikon në fytyrë disa banorë, i vjen për të vjellë, Luizi i tha që të mos ikte që t’u bënte qejfin atyre.
Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka hyrë një zarf i zi pikërisht për këngëtaren. Shkak është bërë dhuna verbale që ajo ka ushtruar ndaj disa banorëve.
Kujtojmë se mbrëmë Vëllai i Madh dha ultimatumin e fundit që çdokush që cenonte të drejtat e njeriut dhe thyente rregullat, do eliminohej kategorikisht.
Mbrëmjen e djeshme Ermiona pati një debat të fortë me Olta Gixharin. Gjatë kësaj kohe ajo vazhdimisht ka kërkuar të largohet nga loja.
Comments are closed.