Në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, Vllaznia fitoi 3-1 me Partizanin në fazën çerekfinale në Kupën e Shqipërisë.

Ndeshja e parë u zhvillua nën reshjet e dendura të shiut, me motin që i buzëqeshi vendasve. Dueli u hap në minutën e 11 me Kaina, kjo edhe pas gabimit të Alban Hoxhës.

Në minutën e 33 Çoba dërgoi shifrat në 2-0, para se Massanga në të 44 minutë të shënonte një supergol për rezultatin 2-1. Në pjesën e dytë, përkatësisht në të 52 minutë ishte Kaina që do shënonte dopietë personale dhe golin e tretë te Vllaznia. Megjithë reshjet e shiut, tifozët e Vllaznisë qëndruan deri në fund në stadium. Ndeshja e kthimit mes tyre do zhvillohet në 15 mars.