Bashkia Shkodër ka nisur punën për rikonstruksionin e lulishtes së teatrit “Migjeni”. Ky investim në bashkëpunim me Raiffeisen Invest SH.A që kap vlerën e 4.8 milion lekëve të reja, parashikon heqjen e kangjellave dhe sistemimin e plotë të sheshit përreth teatrit, duke shtuar sipërfaqen e gjelbërt dhe hapësirat rekreative.
Pas përfundimit të punimeve për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve nëntokësore që i dha zgjidhje problematikës së përmbytjeve, ky është investimi i radhës që realizohet në këtë shesh, për t’i dhënë imazhin që meriton ky tempull i artit dhe kulturës në Shkodër. Duke ftuar qytetarët dhe biznesin të kontribuojnë në ruajtjen e investimeve që realizohen në qytet, bashkia Shkodër bën me dije se shumë shpejt të tjera investime të reja dhe përmirësime në infrastrukturën egzistuese do të realizohen në disa zona të qytetit dhe njësive administrative.
Comments are closed.