Kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia pret në një takim nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”. Të rinjtë i prezantojnë aplikacionin e krijuar prej tyre “visitshkodra”.

Janë nxënës të një prej shkollave elitë në Shkodër e Shqipëri dhe çdo vit na bëjnë krenar me rezultatet e arritura.Së fundmi nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” na kanë dhuruar një projekt tejet interesant dhe të dobishëm për çdo turist vendas e të huaj që viziton Shkodrën.

Aplikacioni “Visitshkodra” i ndërtuar nga bashkëpunimi nxënës – mësues, na njeh me resurset historike dhe gjeografike që Bashkia Shkodër ka, por në të njëjtën kohë lehtëson aksesin e lëvizjes dhe marrjen e shërbimeve për çdo turist. Puna fantastike e këtyre të rinjve nuk është ndalur vetëm në ndërtimin e aplikacionit, por ata kanë vendosur në qytet hartat orientuese dhe të parcializuara.Më impresionuan me punën e bërë dhe kanë përgëzimet maksimale nga ana ime dhe e institucionit të Bashkisë Shkodër, që ka dhënë asistencën e vet në zbatimin e kësaj nisme. Nuk do të ndalemi me kaq, pasi po punojmë për një shërbim të tillë shumë më të kompletuar, ku me idetë, vizionin dhe kontributin e këtyre të rinjve, do t’i japim Shkodrës një produkt që i shërben turizmit dhe prezantimit të një imazhi dinjitoz të territorit.