Këto copa gurësh kanë rënë nga sovatimi i stadiumit “Loro Boriçi” mëngjesin e 27 shkurtit. Në momentin kur gurët kanë rënë në tokë në atë moment një grua ka qenë duke kaluar rrugës duke rrezikuar që t’i bien kokës. Megjithatë sipas burimeve nga vendngjarja mësohet se gruaja në fjalë ka shpëtuar pa u goditur.
Stadiumi “Loro Boriçi” nisi rikonstruksionin në vitin 2015 dhe përfundoi në 2016-ën me një fond total prej afro 17 milion euro. Që në momentet e para kur nisën punimet dyshimet për një cilësi të dobët punimesh kanë qenë të mëdha por një gjë e tillë nuk është vërtetuar asnjëherë. Stadiumi i Shkodrës është ndërtuar pjesërisht i ri si dhe në një pjesë të tribunave ka pësuar rikonstruksion.
Rënia e sovatimit mund të ketë shumë arsye që është shkëputur dhe një prej tyre mund të jenë edhe punimet e dobëta shtatë vite më parë kur përfunduan punimet. Tashmë ajo që nevojitet është një kontroll i të gjithë pjesës së rikonstruktuar të stadiumit “Loro Boriçi” në mënyrë që asnjë kalimtarë të mos jetë më i rrezikuar. Ndërkohë në atë vend përshkohen edhe një numër i konsiderueshëm sportistësh dhe trajnerësh për shkak se ndodhen palestra e salla sportive të ndryshme.
Po ashtu kur ka ndeshje të futbollit të Vllaznisë apo ekipeve kombëtare numri i tifozëve që kalojnë edhe në atë zonë është i madh ndaj rreziku është gjithnjë i pranishëm në rast se nuk ndërhyhet për të siguruar të gjitha pjesët e rikonstruktuara në mënyrë që të shmanget ndonjë tragjedi e mundshme. Ndërkohë ajo është edhe një zonë e banuar pa harruar edhe subjektet e shumta dhe kalimin e qytetarëve të ndryshëm. star plus
Comments are closed.