Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon aksidentit të frikshëm të regjistruar sot në qendër të Tiranës.

Policia njofton se autobusi i Unazës është përplasur me disa mjete e për pasojë janë plagosur 3 qytetarë,të cilët janë dërguar për mjekim në spital

Nga pamjet duket se përplasja ka qenë e fortë për shkak se mjetet kanë pësuar dëme të mëdha.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.