Një tufë me ujqër kanë dalë nga pylli dhe kanë sulmuar bagëtitë në Darzezë të Fierit. Pamjet e publikuara nga TopChannel, tregojnë një tufë me ujqër duke sulmuar bagëtitë. Sali Duzha, 64-vjeçari qe ka ngritur biznesin e tij në fushat e Darzezës shprehet se bagëtitë janë sulmuar disa herë brenda pak muajve.
Duzha tregon se vetëm brenda një nate tufa e ujqërve që vepronte si një ushtri e mirëorganizuar pasi ka eleminuar qentë e stanit kanë vrarë rreth 30 shpendë e më pas janë futur në stallën e deleve dhe kanë rrëmbyer 12 krerë dele dhe qingja të vegjël. Edhe më parë kopetë e bagëtive në këto zona janë sulmuar nga egërsirat, ndërsa dy vitet e fundit ky fenomen sa vjen edhe shtohet.
“Janë të shumtë stanet që janë sulmuar”,- tregon Duzha,- “dhjetëra krerë me bagëti në këtë zonë kanë rënë pre e egërsirave”.
Blegtori bën thirrje për ndihmë pasi ujqit janë shtuar shumë, dhe tani rrezikojnë jo vetëm bagëtitë, por edhe jetën e banorëve që punojnë dhe jetojnë në fushat afër pyllit.
Comments are closed.