Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar Ministrin e Brendshmë bledi Çuçi, që sipas tij, u ka ndryshuar qendrën e votimit, rreth 1 milion 280 mijë zgjedhëzve.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bylykbashi nxorri një dokument, ku sipas tij, tregohej ajo që kishte bërë Çuçi. Sipas Bylykbashit, kjo është një provë që tregon se mazhoranca kërkon të vjedhë zgjedhjet.
“Ndërsa ne bëjmë këtë lloj debati, regjistrohet, nuk regjistrohet PD-ja, ka të drejtë të ngerjë komision, Ministria e Brendshme, me një të rënë të lapsit, tani, i ka ndryshuar qendrën e votimit, pa e ditur zgjedhësit, gati 1 milion 280 mijë zgjedhëzve, pa e ditur ata, 35%. Është fakt që sapo e kam marrë në dorë. Janë të dhëna të identifikuara”, theksoi ai.
Comments are closed.