Gazetari, prezantuesi, skenaristi dhe autori italian Maurizio Costanzo ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare në klinikën Paideia, ku ishte shtruar prej disa ditësh, u njoftua nga familja me 24 shkurt 2023.
Qindra njerëz, gazetarë, por edhe politikanë benë homazhe në sallën e Protomoteca në Campidoglio për t’i dhënë lamtumirën e fundit Maurizio Costanzo-s. Në homazhe ishte edhe gruaja e tij Maria De Filippi, moderatorja e njohur bashkë me të birin Gabriele.
“Lamtumirë Maurizio Costanzo, një monument televiziv që i dha shumë Italisë. Ikona e gazetarisë dhe televizionit, që mundi të rrëfente vitet e vështira me guxim dhe profesionalizëm”, shprehu ngushëllimet e saj edhe kryeministrja Giorgia Melon duke e falënderuar “që solli kulturën, simpatinë dhe mirësinë në shtëpitë e italianëve”.
Silvio Berlusconi bëri homazhet e tij duke thënë: “Një nga gazetarët dhe shkrimtarët më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave” dhe “një miku, gjithmonë i afërt dhe gjithmonë besnik”.
Nga Fiorello tek Mara Venier, Valerio Mastandrea tek Paola Barale, Francesco Rutelli dhe shumë emra të njohur u mblodhën për të bërë homazhet gazetarit të njohur. Salla e homazheve do të qëndrojë hapur deri të hënë më 27 shkurt në piazza Popolo.
Comments are closed.