Dhunimi i profesorit Petraq Milo nga policia malazeze në pikën kufitare të Muriqanit, rezulton se nuk është rast i izoluar. Irfan Domnori, një banor i Shkodrës, rrëfen për Televizionin Klan se ka vuajtur mbi supe sjelljen flagrante të policisë dhe autoriteteve malazeze ndaj tij. Ai është keqtrajtuar dhe arrestuar 5 herë nga polica malazeze e në rastin e fundit u mbajt 10 ditë burg nga gjykata vetëm se mbante flamurin kombëtar.
“Ku je ti shteti jonë? E në radhë të parë institucionet përgjegjëse për këto probleme që janë në shtetin tonë, qoftë dhe në Shkodrën tonë. Në datën 18 Tetor nuk lejohem të kaloj dhe me dokumente dënohem si një person shumë i rrezikshëm”, shprehet ai.
“Dhuna e papranueshme dhe e pa justifikueshme, është tani e paraqitur përmes pamjeve filmike dhe ka sjellë reagime të shumta të qytetarëve shqiptarë”, shprehet gazetarja Emi Kalaja.
Indinjata që shkaktuan tek qytetarët pamjet filmike që tregonin dhunimin e profesor Petraq Milos është reflektuar edhe në uljen e numrit të vizitorëve që kalojnë nga pika kufitare e Muriqanit, siç shihet dhe nga këto pamje. Për të shmangur ndonjë histori të ngjashme, ata që duan të vizitojnë Malin e Zi po preferojnë të kalojnë nga Hani i Hotit.
Comments are closed.