Aktivistja Evi Kokalari, e cil anjihet si një mbështetëse e kreut të PD Sali Berisha, ka renditur pesë sugjerime në mënyrë që ky i fundit të fitojë zgjedhjet vendore të 14 majit.
Një ndër pikat që ajo liston është prishja e koalicionit me Partinë e Lirisë, që dy drejtuesit e partive nënshkruan pak muaj më parë.
Mes të tjeraash ajo shkruan se koha e revolucioneve të dhunshme ka përfunduar dhe i bën thirrje Berishës që mos të tallet me demokratët, pasi dhuna nuk është përgjigjie.
Postimi i plotë i Kokalarit:
Nëse Berisha vërtet do ta fitojë këtë ’revolucion’, ai duhet të:
1- Prish koalicionin me LSI
2- Penalizojë manipuluesit dhe hajdutet brënda PD, dhe kur këta janë njerëzit e tij më të besuar
3- Hap partinë dhe hap rrugën për meritokracinë e vërtet duke garantuar garë të barabartë për të gjithë kandidatët
4- Trego që interesin e Shqiptarëve e ka prioritet, mbi interesin personal
5- Kërko zgjedhje parlamentare të parakohëshme
Ka ikur koha e revolucionit me dhunë. Në rradhë të parë merr votën e elektoratit. Sigurisht Rama vodhi vota ne 2021, por Luli do kishte fituar po mos kishte pazare apo presione me dosjen e FBI.
Dhuna nuk është përgjigje. Boll u tallët me demokratët.
Berisha ka këshilltar shumë të dobët rreth vetes, të cilët i hapën gropën me budallallëkun dhe injorancën e tyre. Kjo është fatkeqësi sepse Berisha po ta kishte luajtur drejt kësaj rradhe, do kishte shumë mbështetje sot.
Comments are closed.