Ka përfunduar sfida në “Loro Boriçi”. Vllaznia shpërdoron një mundësi të artë. Shkodranët humbasin 0-1 me Kastriotin.

Ata nuk mundën të shënoinë të paktën një gol megjithëse mundësitë nuk munguan, sidomos në pjesën e dytë.

Tre pikëshi vlen shumë për Kastriotin në luftën e tyre për mbijetesë.

Vllaznia nuk shfrytëzoi humbjet e Tiranës dhe Partizanit për t’ju afruar kreut. Kjo humbje i mban ata në vendin e tretë.