4 të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi shpërndanin doza kanabisi në qytet. Ne kuadër te operacionit “Porosia e Fundit” u arrestuan ne flagrance Brendon Bajrami, Franc Marku, Ehad Hoxha dhe Krisijan Verri.

Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ehad Hoxha

shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu me 2 fishekë në fole, një sasi municioni luftarak dhe 1 shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.