Më qesharake se vetë organizimi i Karavanit Xhuxh të së dielës së shkuar se Karnevale ka dimensione tjera organizimi është fakti se vetë organizatorët nuk kanë qesh me mesazhet “sarkastiske” që eventi ka dhënë, nuk ka as foto kalimatare në story.
Karnevalet në Shkodër janë organizuar në nivel lagjet dhe ka pas më shumë bashkim komunitetesh dhe ndjesi feste se sa një organizim institucional si i djeshmi. Një makinë që parakalon në qytet, wow
Kur janë organizuar nga individë dhe biznese kanë marrë më shumë dimensione turistike e kulturore aktivitetet e tilla, dhe s’bën sens të jetë kjo forma me të cilën përfaqësohet një institucion! Per të mos kalu pastaj te posteri i aktivitetit me tematikë qentë, dhe në foto ka qen rrace, pa kurrëfarë lidhje me asgjë në territorin tonë. Fiks si të vish prej hane! Ky është vizioni që paraqet Bashkia Shkodër dhe kjo është cilësia e pritshme e çdo sherbimi!Kam përshtypjen se tashmë ka humb kauza politike, dhe largimi i klikës pseudo demokratike në qytet është kthyer në kauzë humanitare!
Comments are closed.