Holta Zaçaj  zgjidhet sot kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese.

Pas dështimit të dy raundeve, në raundin e tretë ajo mori 5 vota pro. Për këtë pozicion Zaçaj ishte në garë me Fiona Papajorgjin dhe Marjana Seminin.

Në janar të këtij viti, ajo u betua në Presidencë si anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot më 20 shkurt 2023 raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, pasi mori shumicën e kërkuar ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve zgjodhi zonjën Holta Zaçaj në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit.