Banorë të Dukagjinit kanë dalë në protestë ditën e sotme për rrugën. Qindra banorë të kësaj zone bënë një marshim paqësor në sheshin përpara bashkisë dhe prefekturës.

“Dukagjini kërkon rrugën. Dukagjin, dashnija jeme. Dua rrugën me shku te Kulla e gjyshit!

Në 2023 n’zemër të Europës, pa rrugë, pa drita. Turp i pushtetarëve” shkruanin në pankarta.

Më pas ata ndezën qirinj për 52 viktimat në këtë rrugë tek busti i Nënë Terezës në qendër të Shkodrës

“Ne sot kërkojmë rrugën e Dukagjinit. Kas 30 vjet që është bërë kjo rrugë, që e kemi bërë vetë në atë kohë, nuk ka pasur mirëmbajtje. Janë rrëzuar shkëmbinj, kanë vdekur njerëz nga rruga e keqe. Protestat do ti vazhdojmë derisa të plotësohet kërkesa jonë,” tha një banor.