Deklarate e Mirsad Bashes

Absurde! Bashkia ka kerku 110 miljon lek te vjetra per reabilitimin e rruges , me hek disa gure e me ba pastrime, dhe nje here tjeter 900 miljon per sheshimin e rruges e me ba disa ura, plus 4% te fondit te emergjences qe ka Bashkia Shkoder. Jane mbi 1 miljard lek per me fshi me fshese rrugen me hek disa gure , qe normalisht ne cdo reshje ajo rruge demtohet nga shkarjet, pra asht krejte e kote me ba riparime. Bashkia Shkoder, rruga e Dukagjinit qe asht nji rruge kryesore per krijimin e unazes te alpeve, nuk duhet me i aluku fonde mijarda lekesh per me hek 100 gure nga rruga, por duhet asfaltu, ba vepra sigurijet dhe investu sa ma pare. Ajo rruge duhet me u ndertu e jo riparu, sepse me tane keto miljarda per qoka fushatash, shume mire mund te bashkohen fondet dhe bahet nji rruge me u pas zili e cila zhvillon ate zone dhe krejte qarkun tone me turizmin qe do shtohet.