Rakia, pija alkoolike tradicionale e shqiptarëve, rezulton të jetë jashtë standardeve për konsum, dhe e dëmshme për shëndetit e konsumatorëve. I pari studim publikuar në revistën mjekësore “Helyon” ka marrë në analizë 30 mostra rakie dhe ka nxjerrë në pah se përkundrejt raportimeve nga prodhuesit, ajo ka përqindje të lartë etanoli, plumbi dhe bakri.
Sipas të dhënave të studimit, 63.3% e mostrave të rakisë kishin përqendrim të etanolit mbi 40% të vëllimit të saj.
Prania e metaleve të rënda, të njohura për dëme në organizëm ishte një tjetër gjetje.
Studiuesit vënë në dukje se nga 24 metale të matura, alumini, bakri, hekuri, mangani, plumbi dhe zinku ishin të pranishëm në mostrat e rakisë.
Bakri dhe plumbi rezultuan të jenë shqetësimet më të mëdha që paraqesin një rrezik potencial për shëndetin publik. Në 33% të mostrave u konstatua plumb mbi vlerat kufi dhe në 90% të tyre kishte bakër mbi këto vlera.
Ekspertët ngrenë si shqetësim dëmet që shkakton konsumi I rakisë duke marrë në konsideratë që ajo zë 33.3% të alkoolit që merret për person në vendin tonë. Organizata botërore e shëndetësisë Vlerëson se miliona jetë humbasin si pasojë e konsumimit të dëmshëm të alkoolit./Euronews
Comments are closed.