Zbardhet përplasja me armë mes bandave kundërshtare në Duisburg të Gjermanisë. Për pasojë në atë kohë kur edhe ndodhur përplasja i plagosur mbeti jo vetëm objektivi i sulmit, por edhe një kalimtar i rastit i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autori 26-vjeçari shqiptar është arrestuar në Greqi dhe pritet ekstradimi në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor në 2021 rreth orë 21:15, ku dy personat janë përfshirë në një përplasje mes tyre në Vulkanstrasse/cep të Charlottenstrasse në lagjen e dritave të kuqe. Shqiptari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë. Dyshohet se shkak është bërë një mosmarrëveshje për një grua (dyshohet e dashura e autorit që qëlloi me armë). Pas të shtënave me armë autori dhe personi i sulmuar, holandezi janë larguar menjëherë, por gjatë kontrolleve dhe hetimeve policia ka rënë në gjurmët e tyre, duke vënë në pranga të riun shqiptar në Greqi.

Një tjetër ngjarje kriminale është zbardhur në Belgjikë. Një i ri qëlloi me armë në qytetin Germinal në Saint-Servais, ndaj një personi. Autori i dyshuar 20-vjeçari shqiptar është arrestuar. Shqiptari jetonte në Belgjikë prej katër vitesh, ndërsa tashmë përballet me akuzën për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.