Av. Sokol Tahiraj ka reaguar pasi 3 gjobvënësit përdorën emrin e fisit Bajri. Ai thotë se një gjë e tillë është mashtrim.

“Është një mashtrim i pastër, pasi nuk kanë lidhje shoqërore, farefisnore, apo asnjë lidhje tjetër. Po përbaltin dhe përdorin mbiemrin e tyre. Kjo pjesë i ngelet hetimit për t’u pasqyruar e vërteta”, tregon avokati.

Grupi i gjobvënësve në Tiranë u zbulua nga kallëzimi Erald Caushit, i cili qëndonte në një kazino në kryeqytet ku punonte menaxher i afërmi i tij. Ai ka rrëfyer takimin me Andi Bashën, një prej të arrestuarve që i ka thënë në telefon se do të shkonte për të marrë porosinë e Tanit me vlerë 40 mijë euro. Kur nuk i dha detaje dyshoi s kishte rënë pre e mashtrimit’. Andi përfshin edhe një peson tjetër të identifikuar si Gers Kusi që i thotë se është një i Bajrave nga Shkodra që vendos dhe e cilëson si “shumë killer”.

“Në bisedat që kanë patur me njëri tjetrin Andi Basha i ka thënë se porosia ishte e Artan Lames dhe për asgjë më tepër. Aty Erald Çaushi ka filluar të dyshoj dhe i ka thnë të shkojnë në zyrë për të marrë lekët, si dhe duke marrë shkas nga ngjarjet që kanë ndodhur dhe ishin transmetuar në media një muaj më parë ka dyshuar se ka rënë pre e mashtrimit. Në këtë moment ka lajmëruar policinë menjëherë, dhe gjatë kohës që qëndronin ka parë se ky person po fshinte bisedat në aplikacionin “Snap chat” dhe ka konstatuar bisedat “Shko aty dhe fol i qetë, thuaj më ka dërguar Artani për atë porosinë, jam këtu tek “. Andi i thotë sa kam për të marrë, ndërsa Gers Kusi i thotë 40.000 euro. Gersi i përgjigjet që është një i Bajrave nga Shkodra që i vendos. Do ti thotë MRSH-ja. Është shumë killer ai, vë shumë gjoba në Shqipëri. Në bisedë e sipër Andi i thotë po këto shkodranët, Gersi i thotë që 3000 i merr ai që vjen nga 40.000 domethënë Andi. Kallëzuesi thotë se ka pyetur Andin se kush e ka dërguar dhe i ka thënë se Gers Kusin e ka shok por pas këtij është Ergys Ahmetaj. Biseda këto të dokumentara me procesverbalin e kqyrjes së celularit të shtetasit Erlad Çaushi”, thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.