Prej disa ditësh, Luiz Ejlli pyet Kiara Titon se çfarë dhurate do t’i bëjë për Shën Valentin. Moderatorja nuk i ka thënë nëse ka apo jo një dhuratë për ditën e të dashuruarve.

Nga ana tjetër, këngëtari i ka thënë asaj se ka një surprizë për të, por pa treguar shumë detaje.

“Diçka historike që nuk ka ndodhur në asnjë “Big Brother”-kështu e cilësoi Luizi surprizën që po planifikon t’i bëjë Kiarës për Shën Valentin.

Kështu, Luizi i bëri të gjithë kuriozë. Por, kuriozitetin e ka shuar pak producenti dhe këngëtari, Elgit Doda, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Me sa duket Luizi ka përgatitur një këngë për Kiarën dhe në postimin e tij Elgiti ka paralajmëruar: “Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh.”

“Veç du me të majt në krahë

Me të majt e me të shtrëngu

Të dëgjosh ti zemrën time

Se ka shumë për të treguar”, duket se është një pjesë e tekstit.