Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur nga autori në ngjarjen e ndodhur në Laç ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar. Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 12:20 ku jashtë rrethimit të gjimnazit, adoleshenti A. Gj. ka plagosur me armë zjarri të miturin tjetër, të identifikuar me inicialet L. Rr.
“Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kontrolleve të shtuara me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 12:20 ku jashtë rrethimit të gjimnazit, shtetasi A. Gj. ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. Rr., u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit e përdorur nga autori, të cilën e kishte hedhur për ta fshehur në një parcelë toke, në afërsi të një ure në Sanxhak. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit si dhe disa fishekëve luftarakë të cilët iu gjetën në dhomën e tij gjatë kontrollit të banesës.
Shtetasi A. Gj. u arrestua në flagrancë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,”-bën me dije Policia.
Comments are closed.