Vllaznia kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku do të përballet me Partizanin. Kuqeblutë barazuan në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Bylisit 1-1, ndërsa në takimin e parë fituan 2-0. Sfida ishte e lufuar mes të dyja ekipeve.

Ballshiotët kërkuan golin, i cili erdhi në minutën e 74 të lojës. Kaçorri realizoi pas një topi të hedhur në zonë. Por tre minuta më pas, sulmuesi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar. Por shkodranët e rimorën situatën nën kontroll dhe pas 10 minutash, Alivoda realizoi golin e barazimit që solli festën në “Loro Boriçi”.

Deri në vazhdim, ishte e thjeshtë për shkodranët të ruanin rezultatin. Vllaznia vazhdon garën në Kupën e Shqipërisë, ndërsa ka si objektiv që të mbrojë trofeun për të tretin vit radhazi.