Një shqiptar u arrestua teksa festonte me miqtë e tij, por ishte në arrest shtëpie për trafik droge. Kështu dyert e burgut iu hapën edhe njëherë 53-vjeçarit shqiptar, të akuzuar për trafik kokaine dhe në shkelje të masës së sigurimit.

Shqiptari, i paidentifikuar me emër, ishte arrestuar për herë të parë në fillim të dhjetorit, por më pas iu caktua arrest shtëpie. Gjatë një kontrolli për të mësuar nëse ishte vërtetë në shtëpi apo ajo, 53-vjeçari u gjet në shoqërinë e disa miqve, në tarracën e shtëpisë me skarë të ndezur dhe me gjithsej rreth dhjetë gramë kokainë. Ishte shqiptari ai që e mori përsipër kokainën, duke u rikthyer në burg./ bolognatoday.it