Vitin 2023, ekipi kuqeblu e nisi me sukses duke mos e prishur traditën 14 vjeçare të fitimit të trofeve dhe thyerjeve të rekordeve. Kënaqësi që trajnerët dhe atletët e Vllaznisë t’i prisja në zyrën time për t’i përgëzuar për çdo sukses që kanë arritur dhe për t’ju ofruar mbështetjen time maksimale.

Personalisht e kam cilësuar gjithmonë privilegj dhe si kryetar bashkie e ndjej dyfish detyrim për t’i dhënë të gjithë vëmendjen e merituar sportit, pasi ai na ka bërë krenar gjithmonë në shumë disiplina.
Bashkia Shkodër është e gatshme të mbështesë të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, siç i ka hije qytetit tonë. Sivjet do të organizohen aktivitete të dedikuara për yjet e atletikës shkodrane dhe shqiptare që nuk i kemi në mesin tonë, por kanë nderuar emrin e Vllaznisë dhe Shkodrës!