Para pak ditësh u njohëm përmes postimeve në rrjete sociale të Kryetarit të Bashkisë Shkodër Z. Bardh Spahia për disa aktivitete politike në Mbretërinë e Bashkuar.

U takua me bashkatdhetarët atje për t’i ftuar të vijnë e të votojnë me 14 Maj, ndonëse shumica në atë takim mund të ishin pa letra.

Takimi i dytë i bërë publik ishte me një deputet britanik konservator.

Përtej buzëqeshjes protokollare në këto raste qoftë dhe për ta “shitur” si mbështetje perëndimore për z. Spahia dhe më gjerë për grupimin politik që përfaqëson, duket se kjo vizitë dhe informacioni që shoqëron postimin përcjellin disa mesazhe serioze, për të cilat personalisht guxoj t’i them:

Së pari në marrëdhënie ndërkombëtare duhet të jeni shumë i kujdesshëm se nuk është politikë konsumi ditor.
Së dyti, nëse shkon i ftuar si Kryetar Bashkie, lëri mënjanë diskutimet politike dhe bisedo për shqetësimet e shkodranëve që nuk janë pak.

Së treti, retorika politike ndaj qeverisjes më japin të drejtën të mendoj sërish që më tepër se si kryetar bashkie keni qenë si përfaqësues i rithemelimit, drejtuesi i të cilit në Mbretërinë e Bashkuar e ka të ndaluar të shkojë.

Z. Spahia duhet të bëni një bisedë të sinqertë me veten dhe të vendosni se çfarë është më e rëndësishme për ju: të jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës, apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni??!!
Sepse unë si votuese dhe ju si kandidat e dijmë shumë mirë që me 14 Maj kemi zgjedhje lokale, ku në plan të parë janë alternativat konkrete për zhvillimin e Shkodrës në 4 vitet e ardhshme.