Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë për çështjen “McGonigal”, arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, sonte në “Top Story” në Top Channel.

Moderatorja Grida Duma e pyeti për mesazhin që ish-agjenti Charles McGonigal i dha Ramës në zyrën e kryeministrisë lidhur me koncesionet e oligarkëve rusë.

Duma: Të ka thënë ish-agjenti mesazhin e qartë për të patur kujdes me koncesionet e oligarkëve rusë.

“Kemi folur për këtë patjetër, por në asnjë rast s’ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi për në favor të njerëzve të tjerë. Kjo aktakuzë s’më çon askund, unë kam takuar dhe Donald Trump, që FBI-ja i hyri në shtëpi, po ashtu dhe presidentin Biden. Kjo është punë e drejtësisë amerikane, dhe unë zyrtarin e lartë të FBI-së nëse më vjen me këtë funksion e më kërkon takim, do e takoj prapë,” tha Rama.