Projekti i molove në bregun e liqenit të Shkodrës nga Ura e Bunës në Zogaj, po ecën shpejt. Këtë konstatim bën përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook Benet Beci, deputet i Shkodrës dhe kandidat jozyrtar për bashkinë e Shkodrës

Në një publikim në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me disa foto, Beci shkruan:

“Punët po ecin shpejt në projektin e Moleve. Në Zogaj kanë përfunduar punimet dhe presim vetëm montimin e platformës pluskuese. Shpejt fillojmë në Shkodër te Ura e Bunës.”.

Projekti i molove në liqenin e Shkodrës, synon ti japë një impuls turizmit, përmes tërheqjes së interesit për lundrim dhe ankorim të jahteve në liqenin e Shkodrës, më konkretisht, në bregun shqiptar të tij.