Interpelancën e kërkuar nga opozita për çështjen “McGonigal”, kryeministri Edi Rama ia delegoi ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.https://3184d94a74eda53f60d029fb2f979262.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Deputetët e opozitës kundërshtuan me ngulm, duke krijuar tensione në sallë dhe duke bllokuar Foltoren.

“Kjo nuk është çështje qeveritare, është aferë personale e Edi Ramës. Nuk mund t’ia delegojë dikujt tjetër. Unë kërkoj shpjegime për veprimtarinë e kryeministrit, jo të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ne jemi republikë parlamentare, jo kryeministrore. Javën e kaluar ishte dëmurë, a mund ta dimë çfarë ka sot. Është sëmurë sërish”, tha deputeti demokrat Gazment Bardhi.

Duke pyetur deputetët e opozitës se ‘përse kanë frikë nga gratë’, Spiropali kërkon të japë argumentet e saj.

“Pse keni frikë nga frikë, s’ka rëndësi a veshim pantallona. E rëndësishme është të vijmë këtu dhe të flasim të vërteta. Nuk mund të vini këtu e të ndërton një shtjellë mashtrimet dhe të pretendoni që ne mos të shpjegojmë. E doni apo nuk e doni zhbërjen e shtjellës që ju keni ngritur”.

Top Channel