Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është pyetur sot në lidhje me aksionin e policisë për çmontimin e kamerave të vendosura nga grupet kriminale.

Çuçi tha se po i jepet një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe çdo shkelësi të ligjit se s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë.

“Lajmi është që po ndërhyjmë dhe kjo është gjë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur një lloj kamuflimi se sa i takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin. Duhet t’ia lamë këtë gjë të shkuarës dhe të shohim për këtë punë që po bën policia për të dhënë një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe çdo shkelësi të ligjit s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë, kjo është një nga lëvizjet më të mira të policisë dhe fillim i mbarë”, tha Çuçi.