Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas dëshmisë së saj mbi 2 orë në SPAK.
Kryemadhi tha se ka dorëzuar faktet e reja ndërsa më e pakta që mund të bëhet në këto momente është ndalimi i pagesave sa i takon inceneratorit të Tiranës.
Kryemadhi: Sot isha pranë SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kam dorëzuar padi në 4 mars të 2021. Gjerat tani po zbardhen, shpresoj që më e pakta është që të ndalet pagesa për inceneratorin. Edhe pse është thënë për marrjen e bonusin 8 pikësh për këtë kompani, në rastin kur nuk kemi pagesa buxhetore, s’kemi pse bëjmë pagesën 29 euro për ton. Shtova dhe do vazhdoj të dorëzoj dokumentet e tjera për rihapjen e vend depozitimit të ri në Sharrë.
E di që është një punë e gjatë dhe e vështirë dhe kërkon angazhim dhe seriozitet, di edhe ndërhyrjet e mëdhaja nga qeveria dhe institucione të ndryshme, janë pagesa të mëdhaja për një komopani offshore, që nuk e dimë nga vjen. Momentet e fundit janë duke ardhur. Drejtësia të triumfojë për qytetarët shqiptarë.
Comments are closed.