Një aksident ka ndodhur në Balldre pranë vendit të quajtur “Ura e Muratit” në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Një automjet tip “Audi” është përplasur me një kamionçinë duke lënë të lënduar pasagjerin i cili ndodhej në automjetin tip “Audi”.

I plagosur është transportuar për në spitalin e Lezhës ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.