Në gjykatat e Apelit ka nisur puna për transferimin e dosjeve dhe stafeve drejt Tiranës. Bazuar në hartën e re gjyqësore, prej datës 1 shkurt do të mbyllet Apeli i Shkodrës, Vlorës, Durrësit, Korçës dhe Gjirokastrës.
Në një komunikim me kryetarin e Gjykatës se Apelit Shkodër mësojmë se vendimi ka ardhur i formës së prerë nga KLGJ dhe tashmë seancat gjyqësore do të zhvillohen në Tiranë.
Ndërsa në godinën e Apelit Shkodër, e ndërtuar vitet e fundit do jetë vetëm një sportel me 3 punonjës. Administrata do vendoset në shërbim te Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ndërsa një pjesë e vogël e stafit mund të mbetet pa punë.
Comments are closed.