Nuk mjafton me e dashte Shkodren,duhet edhe me kontribu,nuk mjafton me e njofte,duhet edhe me shiju,nuk mjafton me u mburr me Shkodren,duhet edhe me ba dicka per te,nuk mjafton me e pershkru ne leter e me thur vargje,duhet me pershku me kam e tjera e tjera te mira e te kqija qe shkodranet bajne per Shkodren,pra duhet te japim per te,para se te marrim prej Saje.

Ndonse jane te zotet e kane mrrit me kene ma shume se te integrum,fale edhe te kenunit shkodrane,por kur shoh shkodrane qe jetojne jasht Shkodre,ne Tirane,apo edhe jashte Shqiprise me duken si jetime,ndiej dhimje per ta,shoh qe Ju mungon nje gja e madhe,nga ana tjeter ndiej dhimje edhe per Shkodren,sepse edhe Shkodres i mungojne qytetaret e vet.

Njerzit jane te lire te zgjedhin vendbanimin,por te leshe vendin tane (e ke Shkodren qe te afron shume ma shume se kudo tjeter munsi e kenaqsi,natyrisht per nje njeri te punes) e te shkosh ne vend te huaj,e te vuash gjithe jeten,te pakten shpirtnisht,ti tjetersosh trashigimtaret,te harrosh,ose te pakten te vuash per te paret Tuaj,te mos u prekesh as varrin,tu tjetersosh endrrat,tu shesesh,apo tu prishesh edhe shtepite mua nuk me duket normale,nuk me duket normale vetem ta kujtosh e te vuash shpirtnisht,apo te vish njehere ne vite e te kjash te vorret.Imagjinoni Shkodren sot,po te kishte te gjithe qytetaret e saje te jetonin ketu,te investonin ketu,te benin xhiron e pijaces si dikur e kalonin fundjavavet ne Shiroke e tjere, si do te ishte?

Pranaj Shkodra e shkodranet nuk duhen te ndahen,natyrisht cdo “rregull”, ka perjashtim,por jo kaq masive.Ndoshta e zgjata,por edhe na qe jetojme ketu e vuajme shume mungesen e shkodranvet ne Shkoder.Gjithesi respekte.

Koment i lene ne Portalin tone eetimes