Një 23-vjeçare me emrin Adriana Sylmetaj, humbi jetën në një përplasje tragjike, mes dy automjeteve në qytetin Staten Island- NYC, që la automjetin ku ndodhej 23 vjeçarja, të ndarë në dy pjesë. Gazetari shqiptar Beqir Sina në SHBA shkruan se shoferi që drejtonte automjetin ishte po ashtu një emigrant shqiptar.
Policia në raportin e saj thotë se gruaja vdiq pasi automjeti u nda më dysh dhe kjo i shkaktoi më shumë dëme të resë. Ndërkohë që shkaku i aksidentit mendohet se është alkooli. Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Comments are closed.