Në rrjetet sociale po qarkullon një thirrje për protestë me 20 shkurt 2023, duke nisur nga ora 10.00 nga sheshi para bashkisë Shkodër, pasi Dukagjini është pjesë e kësaj njësie të qeverisjes vendore.

Në vijim, është planifikuar 1 minutë heshtje për të gjithë viktimat që kanë humbur jetën duke udhëtuar në vite në këtë rrugë, ndërsa më pas, protesta do të zhvendoset edhe para selisë së PS- së.

Është një nismë interesante në vigjilje të zgjedhjeve të 14 maj 2023 dhe simbolika e zgjedhur, është mjaft e fortë. me 20 shkurt 1991 në Tiranë u rrëzua shtatorja e diktatorit, në të njëjtën datë, 32 vite më pas, kërkohet ndërtimi i rrugës së Dukagjinit.

Ndërkohë, njoftimin për protestën, e cila nuk ka një organizator të njohur, është shpërndarë nga mjaft individë në rrjetet sociale, mes të cilëve edhe Mark Rupa, aktivisht shoqëror, mbrojtës i mjedisit dhe ish- antar i Këshillit Bashkiak Shkodër.

“Rruga e Dukagjinit është zgjim për alpet tona! Vite të shumta me lobime, konferenca, tryeza teknike, premtime elektorale… të gjitha pa rezultat.
Dhjetra aksidente fatale dhe shumë jetë të humbura.

Mundësi ekonomike të humbura për Shkodrën dhe ekonominë turistike kombëtare! Dukagjini rankohet zona me e vizituar në Shqipëri nga turistet e huaj.