Vdes 15-vjeçari shqiptar në provincën e Breshias. Mediat italiane raportojnë se i mituri u përplas nga një tren. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, jo shumë larg stacionit Chiari, në provincën e Breshias.
I riu me origjinë shqiptare por i lindur dhe i rritur në Chiari, tentoi të kalonte shinat. Mirëpo, në ato momente kaloi treni i cili e shtypi për vdekje. Në vendngjarje mbërritën karabinierët e stacionit Castrezzato dhe ata të Radiomobiles së Chiarit, policia rrugore dhe Polferi, të cilët do të përpiqen të përcaktojnë shkaqet e tragjedisë.
Si ndodhi ngjarja?
Viktima sapo kishte zbritur nga treni nga Romano di Lombardia. Ai ishte me një grup shokësh, të gjithë nga Chiari. Ai nuk zgjodhi nënkalimin, por donte të kalonte shinat në sipërfaqe. 15-vjeçari u përpoq të dilte përpara të gjithëve por fatkeqësisht u shtyp nga treni i nisur për në Milano. Treni e goditi atë, duke e hedhur rreth dhjetë metra. Përplasja ishte fatale pasi 15-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.
E gjithë tragjedia ndodhi në sy të miqve të shqiptarit. Pas tragjedisë, fëmijë, miq dhe bashkëmoshatarë të viktimës mbërritën në stacionin Chiari në zonën e Breshias, duke mos besuar për atë që kishte ndodhur.
Comments are closed.