Dendësia e dëborës është mbi 1 metër në aksin Qafë Thore-Theth në zonën e tuneleve.https://170b7ee938f8b32fc1f4ac45e998952e.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Në këtë aks është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të aksesueshëm për qytetarët.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

ARRSH thekson se drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.