Aksi Qafë Thorë-Theth vijon të jetë e bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, gjatë mbrëmjes së djeshme të cilat kanë vijuar edhe ditën e sotme. E njëjta situatë paraqitet edhe në Obot ku për shkak të reshjeve të dendura të borës ka patur probleme në qarkullimin e automjeteve. Nga ana tjetër niveli i lumti Drin vijon të jetë në kuota në normale.
Si paraqitet situata deri tani?
Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. Pavarësisht se rruga e Arbërit u zhbllokua dje pasi më shumë se 200 makina qendruan të bllokuara në borë, situata vazhdon të jetë e rënduar për banorët e zonave rurale në Shkodër. Konkretisht aksi Bogë-Theth është i bllokuar e po ashtu edhe Qafë-ThorëThesh, Dushaj-Lekbibaj. ARRSH raporton se në këto zona trashësia e borës e ka kaluar 1 metër. Ndërkohë që në Shkodër sipërfaqja e përmbytur është rritur duke shkuar në 1400 hektarë nga 1340 ha që ishte dje. Probleme ka në Shkodër edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. Në Lezhë janë 350 hektarë nën ujë, por nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita.
Comments are closed.