Prindërit e tre vajzave të mitura deklaruan largimin e tyre nga shtëpia, në Postën e Policisë Maqellarë.https://40695b2fe314a2a2771373c50d94742d.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Denoncimi i bërë rreth orës 19:30 vuri në punë policinë, duke i gjetur vajzat në Tiranë.

Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.

Me datë 22.01.2023, rreth orës 19.30,  në  Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallzim shtetasit

L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura.

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e tre shtetasve të mitura në Tiranë, të cilat janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1.

Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.