Eshte mbyllur me sukses “Nata e Kampionëve”, aktivitet ky shume interesant i organizuar ne boksin profesionist. Ne nje atmosfere shume entuziaste ku te pranishem ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” kane qene rreth 1 mije tifoze shkodrane, jane zhvilluar ndeshje shume te bukura.
Mbremja ka nisur me nje ndeshje te boksit olimpik ku shkodrani Bekim Vjerdha ka fituar ndaj tiranasit Karaj dhe kjo ndeshje i ka lene vendin me pas 5 ndeshjeve te boksit profesionist.
Ato kane nisur me triumfin e shkodranit Armando Grishaj qe ka fituar me nokaut ndaj boshnjakut Romanik. Me pas, ka fituar edhe Senad Drini ndaj anglezit Kearon Thomas, ashtu siç ka fituar me KO edhe malazezi Mihailoviç ndaj boshnjakut Kesiç.
Kuptohet qe atmosfera ka qene shume entuziaste ne dy ndeshjet e fundit kur ne ring jane ngjitur te mirenjohurit Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa qe kane zhvilluar ndeshje shume te bukura duke i fituar ato. Per Kajoshin kjo ishte fitorja e peste ne po kaq ndeshje te zhvilluara, ndersa Hysa ka fituar te 6-ten ne po aq ndeshje.
Per Drinin nderkohe kjo eshte fitorja e dyte, ndersa shkodrani tjeter Grishaj rregjistroi te paren fitore te tij ne boksin profesionist. Kuptohet qe keto arritje jane vetem nje pjese e nje fillimi te shkelqyer te karrieres se ketyre sportisteve ne kete lloj boksi./SHKODRA-SPORT.COM/
Comments are closed.