Razma, një ndër pikat turistike më të afërta me qytetin e Shkodrës, pa dyshim që është dhe zgjedhja më e preferuar e shumë personave gjatë dimrit dhe jo vetëm.

Reshjet e rëna të dëborës kanë sjellë vizitorë të shumtë në Ramzë. Banorë të Shkodrës dhe jo vetëm kanë shfrytëzuar fundjavën dhe shijuar bardhësinë e borës e peizazhin natyror në këtë ditë pushimi.

Relievi malor me pyjet impresionuese të ahut e pishës, ajrin e pastër dhe të freskët, përmban në vetvete vlera turistike të veçanta dhe e bëjnë atë një ndër destinacionet më të preferuara për pushime.