Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë fotot që i ka bërë babait të Aleks Nikës, Ndue Nika teksa ky i fundit dëgjonte përgjimet dhe momentin që u dha urdhëri për t’i marrë jetën edhe djalit të tij në protestën e 21 janarit. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, gazetari Artan Hoxha tregon momentin kur i moshuari mban diktafonin pranë veshit dhe dëgjon vetë përgjimin e plotë.
“Babai i Aleks Nikes, Ndue Nika, duke degjuar në diktofon urdherat e drejtuesve të Gardes, qe çuan në vrasjet e protestuesve me 21 janar 2011. Mes 4 te vrareve te asaj te premte te ftohte janari, ishte dhe djali i tij, Aleksi, qe kishte dale te protestonte kunder korrupsionit të pushtetit dhe keqeverisjes. Disa dite pare, me shkova në shtepine e Aleks Nikes, në Lezhe, ku babai, nena, bashkeshortja dhe dy vajzat e tij, presin ende nje pergjigje për skuadren e pushkatimit në bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Per me teper na ndiqni sot pasdite, nga ora 17:30, me kolegen Nisida Tufa ne emisionin “Kjo jave” në NEWS24. Nje kthim ne redaksine, ku 12 vite me pare, treguam me ze dhe figure fytyren e vertete të pushtet të korruptuar,”-shkruan Artan Hoxha.
Comments are closed.