“Kushtet atmosferike nuk po favorizojnë një fundjavë normale në Shkodër por emergjencat civile dhe të gjithë strukturat përkatëse janë në gatishmëri.

Të gjithë po bëjnë punën e tyre, edhe punonjësi i OSHEE- së Aleksi që sfidon kushtet atmosferike për të rilidhur energjinë elektrike në Theth, edhe gazetarët që e po e pasqyrojnë.

Veç sa frymëzuese është të shohësh shembuj të tillë, të rinj që ndëmarrin përsipër vështirësitë dhe e vënë veten në dispozicion të së mirës, teksa shumë të tjerë bëjnë “gjyqe” nga cepat e ngrohtë të rehatisë. Faleminderit të gjithëve.”, shkruan Beci në publikimin e tij, shoqëruar edhe me një video të të riut gjatë punës.