Ish-kryeministri Sali Berisha, zgjodhi që ditën e sotme, teksa zyrtarët e qeverisë reagonin për 21 Janarin, të dilte online dhe të komunikonte me ndjekësit duke u shprehur se zgjedhjet e 14 majit janë të vjedhura.

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në studion e ABC News, u shpreh se ky është një akt i ndërmarrë nga Berisha për të hequr vëmendjen e kësaj që po ndodh në lidhje me 21 janarin.

Sa i përket zgjedhjeve, Nazarko tha se PS i ka fituara këto zgjedhje pasi opozita nuk frymëzon e madje as votuesit e vet nuk do të shkojnë për të votuar.

Pjesë nga biseda në studio:

Berisha sot vendos të dalë online dhe të shprehet se zgjedhjet e 14 majit janë të vjedhura, si e komentoni?

Nëse e gjykon kundër Berishës, akt që tenton të nisë një akt tjetër. Unë nuk besoj se Berisha është në pjesë komode, ai nuk ka tagrin zyrtar për të përfaqësuar gjithë opozitën e vendit.

Deklarata e Berishës nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Ai mund të ketë bërë llogari të tjera, por besoj që kjo ka lidhje me këtë.

Më parë deklaronte që do fitojmë dhe sot paralajmëron faktin që qeveria manipulon votat

Berisha është njëri që ka qeverisur, por ka zgjedhur një variant që është i gabuar edhe në planin personal, mund ta përballonte në heshtje goditjen nga SHBA.

Berisha gjithnjë është shquar për taktik dhe jo strategji. Ndihma më e madhe që mund t’i jepte Berisha do të ishte propozimi i një sistemi propocianal zyrtar.

Aty me qetësinë më të madhe mund të shikohej kontributin i gjithsecilit.

Berisha në këtë veprimtari dy vjeçare, ka vazhduar të mbështetet në veprime taktike. Për mua ka ngatërruar taktikën me strategjinë, jo tipike për atë moshë.

Dalja me kandidatët jo të përbashkët në zgjedhje, si do të ndikojë?

Këto zgjedhje PS i ka fituar. Edhe pse kam bindjen që populli opozitar do shkoj të votojë kundër Ramës, por kjo nuk mjafton. Kjo sjell një dëshpërim të opozitës dhe elektoratit gri.

Kjo është një nga dy fajet që unë do t’i vija Berishës në këtë moment. Kjo situatë favorizon PD zyrtare.

Rama nuk rrëzohet me votë, por me revolucion dhe protesta është shprehur Berisha?

Ai që ka ndjek më vëmendje skenën politike e di që qeveritë në Shqipëri nuk i rrëzon opozita, por ekonomia.

Pra nëse ti i thua popullit tënd se kjo është situata dhe si të dalim nga kjo, jam i bindur që do të kishte më shumë influencë se sa kjo që thotë Berisha.r.t/abcnews.al