Lajthitje e Ministrisë së Arsimit, lëshojnë urdhër që fëmijë që kanë kryer një semestër në klasën e parë, ta ribëjnë edhe njëherë atë vitin që vjen.

Denoncimi konkret flet qartë:

Ana Maria Stolaj është një vajzë që ka lindur në nëntor, në shtator kur u rregjistrua nuk i kishte mbushur 6 vjec sepse i mbushte në nëntor.

Mbasi është marr ok nga ministria drejtuesit e shkollës e kanë lejuar të rregjistrohet sic mund të shikoni edhe deftesën e semestrit të parë.

Tani prindërit janë lajmëruar nga shkolla që kemi urdher nga ministria qe tju lajmërojmë se femija juaj do e përsëris vitin shkollor.

Një situatë absurde që prek drejtëperdrejt interesin e fëmijës. Rasti në fjalë nuk ishte i izoluar por i shumë prindërve.

I bëj thirrje ministres Kushi të reagoj zyrtarisht dhe të heqin dorë nga këto absurditete edhe të lejojnë vazhdimin e shkollës normalisht të fëmijëve. Aq me tëper që në korrik vetë ministrja ka bërë propozimin që fëmijët mund të shkojnë që 5 vjec në klasën e parë.