Ma në fund, erdhi edhe mbeshtetja e shumëpritun prej Bashkisë!

Në një koment timin shkrova se:

“Ka pasë herë pas here aktivitete si ky, edhe evente të tjera shumë të rendesishme me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike.

Kanë qene bashkepunime edhe të Shoqatës K.A. “ Prenkë Jakova” si p.sh. në përvetorin e 50 të Operes “Mrika” me drejtues Desar Sulemani; në realizimin e “Requiem” – vepres se fundit të kompizitorit Tonin Harapi me Dirigjent Eno Koço; “Ndërmendje” me atistet shkodrane drejtuar nga Kujtim Alija etj. por, ishin projekte të thjeshta dhe produkte të dashamirsisë artistike të Shkodrës dhe Bashkise se saj, por në asnjë rast, nuk pati një mbeshtetje të vazhdueshme institucionale si këtë herë, me miratim të Keshillit Bashiak Shkoder, në asnjë rast nuk pati struktura të orjentuara artistikisht dhe organizativisht si këtë herë, gjithashtu nuk pati një drejtues stabel të dedikuar posaqerisht për ketë Ansambel.

Me shumë rendesi është edhe mbeshtetja me honorare e Orkestrës Simfonike, sikurse trajtohet edhe Banda e qytetit. Dhe uroj që çdo gjë të funksionojë sipas planifikimit të bere.”