Kënaqësi e veçantë me u taku me Maestron Zef Çoba, shkodran fisnik e kontribues i jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare. Biseda me të është më shumë se interesante, ka kaq dashamirësi e kulturë; e pamundur me të ikë buzëqeshja prej fytyrës.

Nga muzika shkodrane te historitë njerëzore biseda na çon edhe te të afërmit e mi..ata që siç thotë vetë zoti Çoba, edhe nën petkun e vështirë të kohës së diktaturës, kanë ditë me u shërby shkodranëve dhe me fitu respektin e tyre!

Nuk ka vlerë më të madhe se mirënjohja; faleminderit nga zemra, Maestro!