Ato kanë një mision dhe në çdo ditë të punës së tyre na dëshmojnë profesionalizëm dhe përkushtim, pa pyetur për vështirësitë dhe situatat me të cilat duhet të përballen.
Së bashku me nënkryetarin e Bashkisë z. Tonin Dedaj, ju bashkova analizës vjetore të punës së Repartit të mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtim në Shkodër. Duke parë rezultatet e kësaj strukture, bashkë me përgëzimet për punën e bërë, ju premtova mbështetje maksimale.
E di që ka ende shumë për tu bërë dhe këtu luan rol kyç edhe vëmendja që duhet të tregojë qeverisja qëndrore. Sa më takon mua dhe Bashkisë Shkodër nuk do të ndalemi së rrituri standartet për këtë repart, qoftë në paga, infrastrukturë etj.
Comments are closed.