Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur një shqetësim të ri pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në Shkodër. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Të paekspozuarit”, Artan Hoxha tha se tani grupet kriminale nuk do kenë mundësi që të mbrohen me njëri-tjetrin.

“Ata përdorin dronë, a ta kanë sjellë dronin tek shtëpia? Nuk ia përtojnë tek kjo pjesë. Ato nuk duhet të ishin sekuestruar, duhet të ishin lënë. Ti ndërhyrje dhe të merrje pamjet e tyre. Kjo historia e kamerave thjesht sa u gërvish. I kanë vendosur personazhet e botës së krimit. Por kemi një problem, si me blindet. Hoqi Policia blindet dhe ata u vranë. Tani i hoqën kamerat, si do sigurohen ata? E mbani mend ngjarjen e Jani Prengës, u zhduk ai, e pamë në video, serverin e kishin fshirë ata. Një kamera na dha pamjet. Këtu sa herë ndodh ngjarja kërkon pamjet. Shkodra është e mbuluar me kamera në të katër anët,”-tha Artan Hoxha.